Mblidhet sot Kuvendi, në fokus barazia gjinore dhe zgjedhjet në KQZ


Mblidhet sot Kuvendi, në fokus barazia gjinore dhe zgjedhjet në KQZ

kuvend

TIRANË- Sot, në orën 10:00, Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare, ku në rend dite janë raportimet e disa institucioneve për veprimtarinë e tyre gjatë vitit 2024, projektligji shumë i diskutuar për barazinë gjinore si dhe zgjedhja e anëtareve të Komisionit Rregullator në KQZ.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, Departamenti i Administratës Publike, Komisioni i Prokurimit Publik, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, do të jenë institucionet që do të raportojnë.

Votimi për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Rregullator dështoi në seancën e kaluar, për shkak se deputetët e opozitës braktisën sallën pasi maxhoranca rrëzoi kërkesën e tyre për ngritjen e dy komisioneve hetimore, për Charles McGonigal, si dhe për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ndërsa, projektligji për barazinë gjinore është diskutuar me debate e tensione mes palëve. Projektligji nuk do të ketë më konceptin “gjithëpërfshirëse” për gjininë por do të njohë vetëm burrë e grua. PS depozitoi  22 amendamente ku hiqen termat “gjithëpërfshirës” dhe “diversitet gjinor”, duke i zëvendësuar me formulime të qarta në vetëm dy gjini.

Akti normativ për disa ndryshime dhe shtesa në buxhetin e vitit 2025 dhe akti normativ për “Planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, po ashtu janë parashikuar në rend dite./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top