Mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike, i pranishëm në selinë blu edhe Salianji


Mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike, i pranishëm në

FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Kryesia e Partisë Demokratike do të zhvillojë sot një mbledhje urgjente. Takimi do të mbahet në orën 13:00, ku në rend dite do të jetë diskutimi për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që riktheu në detyrë Belinda Ballukun. Gjithashtu kryedemokrati Sali Berisha ka bërë me dije se ky takim do vendosë fillimin e revoltave që nuk do të ndalen deri me largimin e kryeministri Edi Rama.

Në selinë e PD, ndodhet edhe ish-deputeti Ervin Salianji, i cili nisi veç një lëvizje me qëllim ringritjen e Partisë Demokratike, por edhe një analizë për humbjen e njëpasnjëshme të zgjedhjeve. 

PD me në krye Sali Berishën nisi protestat me ‘Foltoren’ para kryeministrisë e më pas me takime nëpër rrrethe. Krahas tyre edhe Salianji nisi takimet me demokratët./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top