Mblidhet Komisioni, PS dhe PD ulen në tryezë: Zgjidhen ekspertët e ‘Zgjedhores’ (EMRAT)


Mblidhet Komisioni, PS dhe PD ulen në tryezë: Zgjidhen ekspertët

mbledhja e komisionit

TIRANË- Komisioni i Reformës Zgjedhore është mbledhur këtë të premte, duke vijuar punën e përbashkët mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, pas përplasjeve të fundit politike. Në këtë takim janë shpallur emrat e ekspertëve të angazhuar në procesin e reformës zgjedhore. 

Konkretisht, ekspertët nga Partia Socialiste do të jenë: Viktor Gumi, Elena Xhina, Dardan Malaj.

Ekspertët nga Partia Demokratike do të jenë: Altin Kazizaj, Muharrem Çakaj, Arjan Madhi.

Gjatw mbledhjes, bashkwkryetari i kwtij komisioni, Damian Gjiknuri, theksoi nevojwn pwr konsensus mes politikws. Gjatw fjalws sw tij, socialisti pohoi se duhet të plotësohen të gjitha detyrat e dhëna nga Komisioni Europian. Megjithatw, sipas tij, duhet konsensus mes palwve, pavarwsisht faktit qw Partia Socialiste ka 72 vota pwr ligjin e ri. 

“Detyrat që na ka dhënë Komisioni Evropian duhet të plotësohen. Pavarësisht se drafti i partive politike, kërkon 71 vota, mazhornca e ka thënë në fjalën e saj se këtë ligj, duam ta trajtojmë në mënyrë konsensuale. Do të bëhet transparenca për fondet për të gjitha partitë. Përtej tensioneve politike, kjo gjë është e nevojshme, pasi do të ketë garë mes partive.”, tha Gjinkuri./ZËRI

 

Poll



Source link

Scroll to Top