Mblidhet Këshilli i Legjislacionit: Diskutohen pagat e gjyqtarëve dhe Rregullorja e Kuvendit


Mblidhet Këshilli i Legjislacionit: Diskutohen pagat e gjyqtarëve dhe

TIRANË- Këshilli për Legjislacionin është mbledhur këtë të enjte në Kuvend për të diskutuar dy vendime të Gjykatës Kushtetuese që lidhen me rregulloren parlamentare dhe pagat e gjyqtarëve.

Këshilli vendosi relatorët e çështjeve nga mazhoranca dhe opozita ndërsa pritet të mblidhet edhe javën e ardhshme për të vendosur rrugën ligjore për implementimin e këtyre vendimeve të Kushtetueses.

Sipas vendimit të bërë publik, Gjykata Kushtetuese i ka dhënë afat Kuvendit që deri në muajin korrik, të vendosë për formulën e re për pagat e gjyqtarëve. Sipas Kushtetueses i takon Kuvendit të Shqipërisë për përzgjedhjen e referencës, ku do të bazohet përcaktimi i pagës për magjistratët. 

Shoqata e Gjyqtarëve çoi në Gjykatë Kushtetuese vendimin e qeverisë të vitit 2023, në të cilin ndryshohej formula e pagave të gjyqtarëve, duke argumentuar se formula e re cenonte nenin 133 të Kushtetutës.

Pika e dytë e diskutimeve ishte ajo e çështjes së Rregullores së Kuvendit. Lidhur me këtë, Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Partisë Demokratike. Sipas Gjykatës Kushtetuese do të duhet që ligjvënësit të ribëjnë edhe një herë procedurën parlamentare, sa i përket rikonstruimit të komisioneve parlamentare, të cilat kaluan nga 8 në 13 të tilla, bashkë me ndryshimet e reja të propozuara nga socialistët.

Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit janë miratuar në seancën e 16 shtatorit me 79 vota pro vetëm nga mozharanca socialiste. Njëri prej ndryshimeve kryesore, është ajo e komisioneve parlamentare, duke kaluar në 11 nga 8 që ishin më parë. Opozita i kundërshtoi në seancë ndryshimet e miratuara dhe i konsideroi “puç” kushtetues, dhe i dërgoi në Kushtetuese për shkelje procedurash nga parlamenti. Me vendimt të datë 23 shkurt, Kushtetuesja e rrëzoi Kuvendin./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top