Mblidhet Grupi Parlamentar i PS-së, në fokus zgjedhja e Avokatit të Popullit


Mblidhet Grupi Parlamentar i PS-së, në fokus zgjedhja e Avokatit

ps

TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur në kryesine e Kuvendit, ku pritet të diskutohen disa çështje të rëndësishme. Burime bëjnë me dije se do të disktohet në lidhje me qendrimet e mazhorancës, për diskutimet në seancën plenare të së enjtes në Kuvend.

Po ashtu, në fokur do të jetë përzgjedhja e Avokatit të ri të Popullit, ku sot përmbyllet afati i aplikimeve. Në mbledhje pritet të diskutohet edhe për Reforma Zgjedhore dhe ajo Territoriale. 

Vlen të theksohet se gara në Kuvend për ata që duan të aplikojnë për Avokat Populli mbyllet më 3 nëntor, ndërsa deri më tani janë paraqitur 4 kandidatura. 

Katër kandidatët:

Genta Bungo, e njohur për drejtimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) gjatë procesit të vettingut.

Saimir Vishaj, avokat, ndërsa mësohet se dosja e tij paraqet disa mangësi dokumentacioni. 

Ismail Tafani, një pedagog i drejtësisë.

Shkëlqim Sulo, jurist që më herët ka përfaqësuar PDIU-në në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Pas mbylljes së aplikimeve, Komisioni i Ligjeve do të nisë dëgjimet publike me kandidatët. Zgjedhja e Avokatit të Popullit kërkon 84 vota, një shumicë që e bën të domosdoshëm konsensusin mes palëve politike. Ngërçi i vazhdueshëm mes mazhorancës dhe opozitës ka bërë që ky institucion të mbetet pa drejtues të plotë për më shumë se 3 vjet. 

Poll



Source link

Scroll to Top