SHBA-Bordi i Paqes është mbledhur në Uashington! Takimi ka nisur me një foto familjare, ku të pranishëm janë kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur në takimin e Bordit të Paqes, ku shtrëngoi duart me liderët, mes tyre edhe kryeministrin Edi Rama dhe Presidenten Vjosa Osmani.
I pari që do të mbajë fjalim është presidenti Trump, Marco Rubio, i cili ndiqet nga Witkoff. Bordi, i krijuar për rindërtimin dhe përpjekjet humanitare në Gaza, do të njihet edhe me njoftimin për 5 miliardë dollarët që shtetet anëtare kanë ofruar për këtë qëllim.
Sipas listës, përpos Donald Trump dhe përfaqësuesve amerikanë, një fjalim do ta mbajë edhe Edi Rama, i cili u nis me eufori një ditë më parë drejt Washingtonit, për të marrë pjesë në takim. Shqipëria është renditur pas Kazakistanit dhe Uzbekistanit, ku së bashku me vendet e tjera përfaqësuese pritet të mbajnë një fjalim të shkurtër, ku do të njoftojnë edhe kontributet e tyre në përpjekjet e rindërtimit të Gazës.



