Mbledhja për “Ballukun” shtyhet pa afat, momenti kur prokurorët largohen nga ambientet e Kuvendit


Mbledhja për "Ballukun" shtyhet pa afat, momenti kur

gazment bardhi-niko peleshi

TIRANË- Debate, tensione dhe akuza nuk kanë munguar mes anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës, në Këshillin e Mandatve dhe Imunitetit, për miratimin e autorizimit për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. USB-ja me 10 mijë faqe me prova për dosjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, u bë shkak i përplasjeve deri sa Këshilli vendosi që secili prej anëtarëve mund ta merrte me vete.

Por, shtyrja e mbledhjes dhe caktimi i një date tjetër, ka ndezur edhe më shumë debatet. Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar një video nga mbledhja e Këshillit të Mandateve, shihet Gazment Bardhi i cili kërkon llogari nga drejtuar Niko Peleshi për caktimin e datës. Madje, Bardhi aludon se kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, kryeministri nuk i është përgjigjur në telefon sot.

“Mbledhja tjetër kur ishte? Kur ishte mbledhja tjetër? Cakto datën e mbledhjes. Do ta thërrasim me 1/2 për të hënën. Nuk ju përgjigjet Rama në telefon, dhe shtyni mbledhjen. Turp,” tha Bardhi.

Në përfundim, mbledhja e mbyll nga Kryetari i Kuvendit pa caktuar datë./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top