TIRANË-Këtë të martë është mbledhur në selinë e Kuvendit grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Në mbledhje mori pjesë dhe kryeministri Edi Rama. Takimi vjen në kuadër të turit “Punët për Shqipërinë”.
Rama ka kërkuar nga deputetët që të jenë më të pranishëm në zonat e tyre elektorale për të dëgjuar nga afër problematikat dhe shqetësimet e qytetarëve, por edhe për t’i qëndruar sa më pranë bazës. Ai gjithashtu i ka lajmëruar deputetët e tij se dhe vetë do zhvillojë së shpejti takime në qytete të tjera të vendit.
Më herët edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste mblodhi në një takim në selinë rozë kryebashkiakët e PS në vend. Blendi Klosi, përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se fokusi i takimit ishte rienergjizimi dhe procesi zgjedhor në forumet drejtuese. Qëllimi i diskutmeve mbetet përgatitja e Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të vitit 2027./ZËRI



