Në netët kur futbolli peshon më shumë se këmbët, ka vështrime që thonë gjithçka. Kundër Elçes, me tabelën e rezultateve të pandryshuar dhe frustrimin që ziente në fushë, Kilian Mbape theu heshtjen me një pëshpëritje që ishte pothuajse një britmë.
“Duhet të bëjmë presion të lartë”. Nuk ishte thjesht një udhëzim taktik, ishte vajtimi i një udhëheqësi që ndjeu se loja po i rrëshqiste nga duart.
Xhud Belingam e dëgjoi dhe iu përgjigj lutjes së shokut të tij të skuadrës, por zgjodhi ta mbante gojën mbyllur. Kamerat kapën skenën, por ajo që nuk u pa ishte ajo dridhje e padukshme që lind kur një ekip kërkon përgjigje dhe nuk mund t’i gjejë ato. Një natë e vështirë për Mbapenë, për Realin dhe për Çabi Alonson, i cili nuk mundi të gjente formulën e duhur në “Martínez Valero”. Mbape nuk mund ta kuptonte pse skuadra dukej se po lëkundej. “Hajde, Vini… duhet të shënojmë një gol, duket se ka thënë Mbape e kjo vërtetohet nga lëvizja e buzëve”.
Por asgjë dhe numri 10 po vazhdonte të zhgënjehej nga kalimi i minutave. “Kaq ishte, ka kaluar shumë kohë. Nëse ai nuk mund të shënojë, më mirë të ikë – ka këmbëngulur Mbape. Në vërshëllimën e fundit, ai nuk duroi dhe shkoi drejt e te gjyqtari, i paaftë të kuptonte pse nuk ishte shtuar kohë shtesë.
“Ma shpjego, ma shpjego!” bërtiti ai para se të merrte një karton të verdhë. Kamerat kapën bisedën midis Asensio dhe Valverde pas golit të dytë të Elçes. Lojtari i ri spanjoll e shikoi kapitenin e Realit dhe i bëri një pyetje që mbeti pa përgjigje: “Çfare pate me Kurtuanë?
PANORAMASPORT.AL








