Mbape dhe Haland i bashkohen Lamine Jamal, njihuni me futbollistët më të shtrenjtë në këtë merkato dimri

Mbape dhe Haland i bashkohen Lamine Jamal, njihuni me futbollistët më të shtrenjtë në këtë merkato dimri

Dec 26, 2025 | 13:04






























Ylli i Barcelonës, Lamine Jamal është një nga lojtarët më të mirë në qarkullimi dhe kartoni i tij kushton 200 milionë euro sipas Transfermarkt. Atij i bashkohen Kilië Mbape dhe Erlind Haaland, si lojtarët më të vlefshëm në botë.MixCollage-26-Dec-2025-12-55-PM-2280Xhud Bellingam (160 milionë euro) dhe Vinicius Zhunior (150 milionë euro) janë përkatësisht të katërtit dhe të pestit, përpara Pedrit (140 milionë euro).

Pavarësisht një rënieje në vlerën e tij në treg, anglezi mbetet përpara brazilianit, i cili padyshim po vuan nga mungesa e golave.

Sa i përket Federiko Valverde, ai tani është i dhjeti, gjithashtu më pak në vlerë, megjithëse mbetet në 120 milionë euro.

Lojtarët më të shtrenjtë në treg sipas Transfermarkt:

Lamine Jamal (Barcelona): 200 milionë euro

Kilië Mbape (Real Madrid): 200 milionë euro

Erling Haland (Mançester Siti): 200 milionë euro

Xhud Bellingam (Real Madrid): 160 milionë euro

Vinicius Zhunior (Real Madrid): 150 milionë euro

Pedri (Barcelona): 140 milionë euro

Jamal Musiala (Bajern Mynih): 130 milionë euro

Majkëll Olize (Bajern Mynih): 130 milionë euro

Bukaoj Saka (Arsenal): 130 milionë

Federiko Valverde (Real Madrid), Kol Palmer (Çelsi), Deklan Rajs (Arsenal), A. Isak (Liverpul): 120 milionë

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top