Marko Materaci, ish-mbrojtësi i shkëlqyer i Interit dhe Italisë, foli me SportMediaset direkt nga finalet e EA7 World Legends Padel Tour, ku u ndal te Kristian Kivu: “Ai po luan shumë mirë. Do të fitojmë Superkupën e Italisë, shpresojmë të sjellim në shtëpi një trofe sepse ka kaluar shumë kohë që kur kemi ngritur një të tillë.”
Cili është objektivi sezonal i zikaltërve?
“Kur ke një ekip si Interi, është e drejtë të synosh gjithmonë majën, të përpiqesh të japësh gjithçka siç po bëjnë ata dhe të përpiqesh të ngresh trofe sepse për këtë garon, por për fat të keq, vetëm një ekip fiton ndonjëherë. Shpresoj që në fund të vitit të mund të themi se kemi bërë një punë të shkëlqyer, por duhet të ngremë trofe sepse Interi e meriton t’i ngrejë ato.”
Si ish-mbrojtës, si është Akanzhi?
“Ai është jashtëzakonisht i talentuar. Madje kam shkuar aq larg sa kam thënë se ai ishte nënshkrimi ynë më i rëndësishëm, edhe nëse disa njerëz kanë thënë fjalën e tyre. Ai po bën gjëra të shkëlqyera, ka personalitet, është në moshën dhe pjekurinë e duhur për të bërë diferencën, por më vjen keq për Pavardin, i cili është një mbrojtës i shkëlqyer.”
PANORAMASPORT.A








