Mançester Siti nuk kursehet, 74 milionë euro për një lojtar të Njukasëllit

Mançester Siti nuk kursehet, 74 milionë euro për një lojtar të Njukasëllit

Dec 16, 2025 | 16:35






























Mançester Siti ka përgatitur një ofertë të lartë për të siguruar qendërmbrojtësin e Njukasëllit, Tino Livramento. Skuadra e Pep Guardiolas po synon përforcime në repartin mbrojtës, me Livramento që shihet si adekuati për sistemin e teknikut spanjoll, si dhe një projekt mjaft afatgjatë.

Screenshot 2025-12-16 155144

Siç raporton “Fichajes”, oferta e Cityt është mjaftë ambicioze. Klubi anglez është gati të ofrojë 74 milionë euro, plus një futbollist për të gjetur “gjuhën e përbashkët” me “Magpies”, pasi siç dihet nuk është lehtë të negociohet me klubin anglez.

Lojtari i “sakrifikuar” thuhet se është Trafford, portieri që është në një situatë të komplikuar prej ardhjes së Donarumma, pasi nuk ka zhvilluar asnjë minutë në Premier Ligë.

Njukasëll, në fakt, tentoi të nënshkruante me Traford verën e shkuar, kur portieri ishte pjesë e Bërnli. Atë kohë, Man.Siti e fitoi garën për “gardianin” në minutat e fundit.

Klubi nga “St.James park” po e konsideron seriozisht këtë ofertë meqenëse vazhdojnë ta vëzhgojnë Traford, me këtë të fundit që e ka kërkuar largimin nga “Citizens” për një minutazhë më të lartë diku tjetër.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top