Mançester Junajtid konsideron shitjen e kapitenit, portugezi mund ti bashkohet… Inzagit në Arabi

Mançester Junajtid konsideron shitjen e kapitenit, portugezi mund ti bashkohet… Inzagit në Arabi

Dec 15, 2025 | 16:15






























Situata e Bruno Fernandesh po trondit futbollin evropian, pasi Mançester Junajtid po e shqyrton seriozisht shitjen e kapitenit të tij për shkak të interesit të vazhdueshëm nga Al Hilal.

skysports-bruno-fernandes-man-utd_6982279

Klubi i drejtuar nga Simone Inzagi, kërkon një lider kreativ për projektin e tij ambicioz, ku tashmë luajnë Nunjez, Ruben Neves dhe Milinkoviç-Saviç. Oferta e klubit saudit arrin në rreth 80 milionë euro, një shifër e vështirë për t’u refuzuar nga bordi i Junajtid, që ka nevojë për të ardhura.

Fernandesh ka qenë një figurë kyçe për “Djajtë”, me 4 gola dhe 6 asiste në 16 ndeshje këtë sezon. Përveç Al Hilal, edhe Al Itihad po monitoron situatën, duke rritur mundësinë e një lufte ofertash. Fernandesh është nën kontratë deri në 2027 dhe më parë ka refuzuar oferta nga Arabia Saudite, por këtë herë qëndrimi i hapur i Junaitid e bën situatën ndryshe.

Ky zhvillim mund të sjellë një nga transferimet më të bujshme të merkatos së janarit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top