Lukaku drejt rikthimit, Napoli shpreson brenda vitit

Lukaku drejt rikthimit, Napoli shpreson brenda vitit

Oct 31, 2025 | 17:49






























Romelu Lukaku është gati të nisë fazën vendimtare të rikuperimit. Sulmuesi belg, i dëmtuar në mes të gushtit gjatë një miqësoreje, do të rikthehet të hënën në palestër për të filluar punën fizike. Fillimisht do të zhvillojë stërvitje të lehta për një javë, për të kaluar më pas në programin e plotë atletik nën mbikëqyrjen e stafit të Kontes.

lukaku

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Lukaku mund të jetë gati për fushë në mesin e dhjetorit, ndoshta për ndeshjen e Napolit ndaj Udineses, pak para Superkupës italiane në Arabinë Saudite.

Klubi nuk dëshiron të rrezikojë dhe do të ndjekë me kujdes çdo hap të rikuperimit, duke synuar që belgu të rikthehet në formën e tij më të mirë për fazën vendimtare të sezonit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top