“Lufra po na shkatërron, refuzon qumështin me gjoja Aflatoksinë”! Blegtorët në alarm, Braçe: Fabrikat drejt importeve, favorizohen…


"Lufra po na shkatërron, refuzon qumështin me gjoja

erion brace-lufra

TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe ka ngritur alarmin për një krizë të re në sektorin e blegtorisë, duke deklaruar se fermerët po përballen me pamundësinë për të shitur qumështin e tyre. Sipas denoncimeve të fermerëve në zonën e Myzeqesë, fabrikat përpunuese po refuzojnë ta marrin qumshin e tyre me pretendimin se ka prani të Aflatoksinës.

Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Braçe bën publik mesazhin denoncues të një qytetarit, sipas të cilit, fabrika ‘Lufra’ po kërkon t’i përzërë. Qytetari shprehet se kjo është tentuar edhe më herët, fillimisht kur fabrika akuzonte se i hidhnin ujë, ndërsa tashmë po pretendojnë se ka Aflatoksinë.

“Kompania e qumështit Lufra po na shkatërron, deri dje kishte skemën se gjoja njerëzit i hidhnin ujë. Çmimin e uli fare, por tani ka nxjerrë gjoja me Aflatoksinë dhe po kërkon të na përzëri fare”, shkruan ndër të tjera qytetari (fermeri).

Lidhur me këtë, Braçe ngre një pikëpyetje që është shqetësim jo vetëm për fermerët por pë të gjithë qytetarët, konsumatorë: “Kur qumeshti i blegtoreve ne kete zone eshte me aflatoksine, me çfare qumeshti po prodhojne fabrikat se Shqiperia e gjitha nen lageshtire ka prej dy tre javesh dhe blegtoret nuk kane blere te gjithe nga ai misri serb me aflatosksine?!”

Sipas Braçes, kjo është një skemë e qëllimshme, duke sugjeruar se fabrikat mund të jenë orientuar drejt importeve, me qëllim përfitimin e lehtësira fiskale.

Postimi i plotë i Braçes:

KRIZA E QUMESHTIT PO I MBIVENDOSET HALLEVE TE BLEGTOREVE NE #MYZEQE!

Kam marre disa mesazhe dhe dje ne mbremje nje telefonate nga nje grup BLEGTORESH nga e gjithe zona prodhuese BUBULLIME-ALLKAJ, me gjase edhe me gjere, me nje shqetesim:
NUK KEMI KU COJME QUMESHTIN!!
FABRIKAT NUK PO NA I MARRIN!

Sic blegtoret thone, arsyeja qe u tregohet eshte “QUMESHTI ME PERMBAJTJE AFLATOKSINE”!
Dakord, kujdes i shtuar per sigurine ushqimore!

Por ne kete pike kam nje pyetje:

Kur qumeshti i blegtoreve ne kete zone eshte me aflatoksine, me cfare qumeshti po prodhojne fabrikat se Shqiperia e gjitha nen lageshtire ka prej dy tre javesh dhe blegtoret nuk kane blere te gjithe nga ai misri serb me aflatosksine?!
He si thoni, me cfare po punojne FABRIKAT?!

Me gjase kane gjetur leng diku gjetke; me gjase ne importer e FAVORIZUARA EDHE NGA TVSH, EDHE NGA KURSI I MONEDHES QE I BEN EDHE ME TE LIRA!

Por ajo qe dhemb me shume, lidhet me kete operacionin e famshem te ketij drejtorit te tatimeve kunder informalitetit per te rritur sigurine ushqimore!!!!; thuajse ka shkaterruar segmentin e mesem te tregut-BAXHOT, te cilat ishin alternativa mes blegtorit e fabrikave, instrument jetik per te mbrojtur edhe CMIMIN qe po shkon perposhte!
Tani kemi nje treg vec me BLEGTORE e FABRIKE, keshtu e kermua. Fabrikat ne SAMITIN E CERRIKUT dhe ja pasoja!
Nje prodhues i pergjegjshem, vecanerisht ne kushtet e renies pa kthim te numrit te bagetive, prodhimit te qumeshtit prej tyre, NUK DO I BRAKTISTE BLEGTORET KESHTU!

Dhe ky eshte turp i perbashket!

VO: ka disa qe me shkruajne e me thone “cdo ti me Lushnjen, ti je ne Tirane tani, merru me Tiranen”; po merrem me ushqimin tuaj ne fakt, ketu ne Tirane; nderkohe ata atje ne Lushnje, Divjake, Libofshe, Kucove, Dimal jane njerezit e mi; me bene nderin e jetes kur me dhane punen qe bej edhe sot!

Poll



Source link

Scroll to Top