Loredana bën ligjin, Borusia Dortmund nxjerr në shitje Adejemin dhe i vendos çmimin e kartonit

Loredana bën ligjin, Borusia Dortmund nxjerr në shitje Adejemin dhe i vendos çmimin e kartonit

Dec 25, 2025 | 10:04






























Karim Adejemi është në shitje dhe Borusia Dortmund nuk do të ndalojë largimin e tij që në merkaton e janarit. Kjo është ajo që raportohet nga mediat gjermane, të cilat kanë mësuar se klubi i Bundesligës është dorëzuar dhe tashmë do të plotësojë dëshirën e futbollistit, ose më saktësisht të gruas së tij, këngëtares Loredana.

adsadasdasda

Kjo e fundit mësohet se ka qenë e pakënaqur me jetën në Dortmund dhe ka kërkuar që të transferohet në një qytet të madh europian.

Një situatë që ka shtyrë Adejemin të kërkojë largimin prej klubit, i cili është refuzuar fillimisht. Megjithatë, gjithçka ndryshoi me skenat e fundit të futbollistit ku ai u përplas me kundërshtarët në fushë e pastaj desh të largohej nga pankina pas zëvendësimit.

Te Borusia mësohet se e janë dorëzuar sa i përket dëshirës për të mbajtur lojtarin dhe kësisoj kanë pranuar kërkesën e tij dhe të Loredanës, duke e cilësuar në shitje që në merkaton e janarit.

Mançester Junajtid dhe Barcelona janë klubet që kanë shfaqur interes konkret për të menjëherë. Gjithsesi, ka një problem të madh në mes, pasi çmimi prej 60 milionë eurosh që i ka vënë klubi gjerman kartonit të tij, mund të përbëjë një pengesë, sidomos për katalanasit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top