Lojtari më i kërkuar në Angli, sulmuesi ka zgjedhur cilit klub do t’i bashkohet që në janar

Lojtari më i kërkuar në Angli, sulmuesi ka zgjedhur cilit klub do t’i bashkohet që në janar

Dec 24, 2025 | 22:06






























Antuan Semenejo është kthyer në futbollistin më të kërkuar në merkaton e janarit në Angli pasi të gjithë klubet e mëdha të Premier Ligës janë vënë në ndjekje të futbollistit të Bornmuthit pasi kanë mësuar se ka një klauzolë largimi mëse të përballueshme prej tyre.

sfdfsdfsdsfdsfdsfd

Mançester Siti, Mançester Junajtid, Liverpuli, Totenhemi dhe Çelsi ishin mes ekipeve që shprehën hapur dëshirën për të nënshkruar me anësorin ganez, i cili ka një klauzolë largimi prej 65 milionë paund, që mund të aktivizohet vetëm në dy javët e para të muajit janar.

Semenejo mendohej se do të zgjidhte Çelsin, pasi është rritur në veriun e Londrës ku ka shumë tifozë të kësaj skuadre. Por blutë kanë diskutuar me përfaqësuesin e tij, duke u tërhequr sot nga gara. Sipas mediave britanike, kjo vjen nga fakti se ai ka shprehur pëlqimin për t’iu bashkuar Mançester Sitit, për t’u vënën nën urdhrat e Pep Guardiolës, pasi e sheh atë si trajnerin ideal për ta rritur edhe më shumë në lojën e tij.

Semenejo shkëlqeu në edicionin e kaluar me 11 gola, ndërsa në këtë aktual ka shënuar 8 herë në 16 ndeshje të luajtura. Ai ka kontratë deri në vitin 2030 me Bornmuth, por mund të largohet falë kësaj klauzole e cila u vendos kur ai u transferua për vetëm 10,5 milionë paund nga radhët e Bristolit në vitin 2023.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top