Nënkampionia e Botës në Ski, Laura Colturi, do përfaqësojë Shqipërinë në eventin e radhës sportiv ‘Milano-Cortina 2026”, për Kupën e Botës në Ski.
Lajmin e ka dhënë vetë ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja.
Me anë të një video-postimi në rrjetin Facebook, ai shprehet se “laura është shembull frymëzues për të rinjtë shqiptarë dhe krenari për kombin”.
Gonxhja thekson gjithashtu se “ka pritshmëri edhe për medalje olimpike” në këtë kampionat, teksa Colturi do jetë një nga 4 sportistët shqiptarë që do mbajë flamurin shqiptar olimpik në Lojërat Dimërore Milano-Cortina 2026.
Postimi i ministrit Blendi Gonxhja:
“Nënkampionia e botës, Lara Colturi, përfaqëson Shqipërinë në Kupën e Botës në Ski!
Me rezultatet e saj të shkëlqyera dhe përkushtimin ndaj sportit, Lara Colturi është një shembull frymëzues për të rinjtë shqiptarë dhe një krenari për gjithë kombin.
Ajo do të jetë ndër katër sportistët që do të mbajnë flamurin kuqezi në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, një pjesëmarrje historike që ngre lart pritshmëritë për një medalje olimpike për Shqipërinë”.









