Shqipëria dhe Kosova janë sy e veshë sot në Zyrih të Zvicrës ku FIFA hedh shortin e fazës “play off”. Të dyja ekipet i mbyllën në vendin e dytë grupet respektive, duke surprizuar në kualifikueset e Botërorit.

Në shortin që vendos rrugëtimin final për të shkuar në Botëror, Shqipëria dhe Kosova ndodhen në vazon e tretë.
Kështu që kanë kundërshtarë të mundshëm të përbashkët dhe nuk mund të ndeshen bashkë. Bëhet fjalë për Poloninë, Uellsin, Çekinë dhe Sllovakinë.
Tashmë dihet se ndeshja gjysmëfinale do të luhet në transfertë, pikërisht më 26 mars. Janë 16 përfaqësuese nga Europa, por vetëm katër prej tyre do kenë biletë në Botërorin 2026.
LIVE SHORTI
-Nis shorti në Zyrih nga FIFA.
NDARJA E VAZOVE TË SHORTIT NË EUROPË
Vazo e parë: Itali, Danimarkë, Turqi, Ukrainë
Vazo e dytë: Poloni, Uells, Çeki, Sllovaki
Vazo e tretë: Irlandë, Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë
Vazo e katërt: Suedi, Rumani, Maqedoni e Veriut, Irlandë e Veriut
Rregulli për gjysmëfinalen: Vazo e parë vs Vazo e katërt; Vazo e dytë vs Vazo e tretë
PJESA TJETËR
GJYSMËFINALE
Bolivia, Xhamajka, Nju Kaledonia, Surinejm
DY EKIPET E NJOHURA PËR FINALEN
Republika Demokratike e Kongos, Irak
PANORAMASPORT.AL








