Lëvizje e bujshme në Seria A, drejtori sportiv largohet pas 6 vitesh: Presidenti e falenderon bashkë me gruan

Lëvizje e bujshme në Seria A, drejtori sportiv largohet pas 6 vitesh: Presidenti e falenderon bashkë me gruan

Nov 1, 2025 | 14:56






























Fiorentina po vuan në këtë sezon dhe lëvizja e bujshme sot ishte largimi i Daniel Prades. Ky i fundit mbante postin e drejtorit sportiv nga vitit 2019.

Lëvizje e bujshme në Seria A, drejtori sportiv largohet pas 6 vitesh

Klubi ka njoftuar vendimin e përbashkët, ndërsa raportohet vendim i 58-vjeçarit që u pranua nga drejtuesit. Vendi i parafundit në renditje duket se kishte këtë ndikim të drejtpërdrejt.

Në pikëpyetje mbetet pozita e Stefano Piolit. Trajneri i Fiorentinës numëron vetëm 4 pikë pas nëntë javësh.

“Fiorentina njofton që me marrëveshje të përbashkëtët, sot është ndërprerë marrëdhënia profesionale me drejtorin sportiv, Daniel Prade. Klubi, duke filluar me presidentin Roko Komiso dhe gruan e tij Katerinën, bashkë me menaxherin e përgjithshëm Alesandro Ferrari, sinqerisht falenderojnë drejtorin për vitet e kaluara bashkë me pasion dhe profesionalizëm”, shkruhet nga Fiorentina.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top