Horge Valdano, ish-trajneri i Tenerifes, Realit të Madridit dhe Valencias, foli për “El Clasicon” midis Real Madrid dhe Barcelonës të dielën.

“Prisja që Barcelona të ishte shumë më e mirë nga ç’është, madje edhe fizikisht”- ka shpjeguar Valdano në ‘Fútbol en Movistar Plus+’, ku komenton edhe ndeshjet. Ditën tjetër pashë disa lojtarë, për shembull Pedrin, i cili kërkoi të zëvendësohej sepse ishte shumë i lodhur. Argjentinasi është i befasuar nga gjendja fizike e Barcelonës, veçanërisht sepse “ata nuk patën një Kupë Bote, por pushuan”.
Ata po bëjnë përpjekje shumë më të gjata dhe skuadra nuk po e përshtat mirë presionin, dhe kjo po i bën të vuajnë. Më pas Vladano ka dhënë edhe opinionin e tij për derbin e Madridit, i cili sipas tij është një plus në luftën për titull. “Kushdo që humbet El Clasicon do të jetë i dëmtuar psikologjikisht dhe dy javë më vonë nuk do të gjejë ende ekuilibrin” – ka thënë lojtari i Realit Madridit nga viti 1984 deri në vitin 1987.
Valdano theksoi se “kjo sapo ka filluar, kjo është e vërteta” dhe se “të dy ekipet nuk janë plotësisht të përfunduara”.”Një ndeshje Madrid-Barcelona përfundon duke të dhënë një diagnozë shumë të rëndësishme, humbësi do dëmtohej shumë psikologjikisht, ndërkohë që fituesi të behëj me krahë” – ka theksuar ish-drejtori sportiv i Real Madridit nga viti 2003 deri në vitin 2009.
Dhe lajmet e këqia për Barcelonën në prag të El Clásico vahdojnë. De Jong nuk u stërvit të enjten në mëngjes, vetëm tre ditë para ndeshjes kundër Real Madridit në Santiago Bernabéu. Holandezi shkoi në Ciudad Deportiva, por nuk ndihej mirë dhe është kthyer në shtëpi për të pushuar. Prania e tij kundër të bardhëve do të varet nga progresi i tij në orët në vijim. Aktualisht, ndërsa pritet që Rafinja të dalë nga spitali këtë fundjavë para ndeshjes, trajneri ka në spital Ter Stegen, Joan García, Gavin, Levandovski dhe Dani Olmon.
PANORAMASPORT.AL








