Lautaro Martinez vazhdon të shkruajë faqe të arta në historinë e Interit. Kapiteni zikaltër është bërë lojtari i tretë që shënon në secilën nga tre ndeshjet e para të Champions League në një sezon të vetëm me fanellën e Interit.

Me këtë arritje, Lautaro i bashkohet dy emrave të mëdhenj të historisë së klubit: Samuel Etosë që e arriti këtë statistikë në sezonin 2010/11 dhe Adrianos në sezonin 2004/05.
Tani, edhe Lautaro Martinez (2024/25) është pjesë e këtij trio prestigjioz. Duket se Argjentinasi po udhëheq Interin jo vetëm me gola, por edhe me karakter, intensitet dhe frymë fituese.
ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL








