Lajme të mira nga Seria A, Ismajli rikthehet titullar

Lajme të mira nga Seria A, Ismajli rikthehet titullar

Oct 24, 2025 | 21:45






























Ardian Ismajli ka lënë pas dëmtimin e pësuar pak javë më parë në kofshë dhe tashmë është gati që të luajë nga minuta e parë. Mediat italiane raportojnë se mbrojtësi shqiptar, është në gjendje fizike mjaft të mirë, duke u rikuperuar plotësisht pas problemit që kishte në kofshë, e pritet që të jetë titullar në ndeshjen e radhës së Torinos.

ismajli

Skuadra e tij përballet këtë javë me Xhenoan në shtëpi, aty ku qendërmbrojtësi me shumë gjasa do të luajë në fushë nga minuta e parë, ndeshje kjo e planifikuar të zhvillohet ditën e diel.

Ismajli u rikthye duke luajtur rreth 10 minuta ndaj Napolit dhe duket se nuk ka pasur shqetësime, çka i ka dhënë besimin se mund të luajë tashmë edhe si titullar.

ismajli

Ai u dëmtua në ndeshjen ndaj Parmës pak javë më parë, dëmtim ky që e bëri të humbiste edhe grumbullimin me Shqipërinë për ndeshjet ndaj Serbisë dhe Jordanisë. Tashmë, pritet që të jetë pjesë e kuqezinjve për nëntorin, duke shtuar forcat në mbrojtje.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top