Lajm i keq për Shqipërinë, ylli i Realit rikthehet tek Anglia

Lajm i keq për Shqipërinë, ylli i Realit rikthehet tek Anglia

Nov 5, 2025 | 21:45






























Jude Bellingham është rikthyer fuqishëm pas dëmtimit dhe po shkëlqen. Mesfushori anglez ka kontribuar me katër gola dhe asistime në tre ndeshjet e fundit, aq sa forma e tij ka bindur trajnerin Tomas Tuhel që ta përfshijë në listën e Anglisë për ndeshjet e ardhshme.

bellingam

Pas operacionit në shpatull në korrik 2025, Bellingham mungoi disa muaj, por tashmë është rikthyer në formë të plotë. Në tre ndeshjet e fundit ka qenë protagonist sidomos me gol ndaj Juventusit në Champions League, si dhe gol + asist ndaj Barcelonës në “El Clásico”.

Ky rikthim e ka bërë sërish lider të mesfushës së Realit dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, si rrjedhojë ka ardhur edhe rikthimi në Kombëtaren angleze. Tomas Tuhel, trajneri i ri i Anglisë, ka vendosur ta rikthejë Bellingham në listën e kombëtares për ndeshjet e nëntorit ndaj Serbisë dhe Shqipërisë.

Vendimi vjen pas një periudhe ku ai ishte lënë jashtë për t’u rikuperuar plotësisht nga dëmtimi. Belingham pritet të jetë një nga shtyllat kryesore të Anglisë në rrugën e Botërorit 2026 që luhet vitin tjetër në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top