“Ky grup është fantastik”, Abrashi: Ndeshjen me Serbinë në Beograd do e mbaj mend gjithë jetën, ja si i marrim pikë Anglisë

“Ky grup është fantastik”, Abrashi: Ndeshjen me Serbinë në Beograd do e mbaj mend gjithë jetën, ja si i marrim pikë Anglisë

Nov 16, 2025 | 18:23






























Ish-mesfushori i Shqipërisë, Amir Abrashi foli në “Klan Kuq e Zi”, para ndeshjes kundër Anglisë.

abrashi

Ai kujtoi edhe momentin e bukur që përjetoi në fitoren ndaj Serbisë, si dhe golin e vetëm që ka shënuar me ngjyrat kuqezi, ndaj Andorrës.

“I kam ngjarë më shumë Lalës, se ai është statik. Golin e vetëm e kam shënuar kundër Andorrës, me Ervin Bulkun si trajner kur u hoq Panuçi. Ndeshja që do mbaj mend gjithë jetën është ajo me Serbinë në Beograd. Ajo ka qenë histori për gjithçka edhe që morëm 3 pikët në tavolinë. Ishte fantastike edhe ndeshja që fituam para 1 muaji në Serbi, pata shumë emocione para televizorit sepse këto ndeshje nuk janë normale, çunat kanë shumë presion dhe e kanë bërë në mënyrë fantastike së bashku me stafin”, kujtoi Abrashi momentet e tij më të bukura te kombëtarja.

Dhe më tej vijoi duke shprehur besimin tek ky grup djemsh që tani ndodhen në play off për Botërorin 2026.

“Çunat janë shumë të mirë tani, janë të talentuar, nuk ka nevojë më për Abrashin në Kombëtare. Kjo ndeshja sot është për tu kënaqur, se Anglia ka shkuar direkt, ne në play off, duhet të luajmë qetë edhe mund të marrim barazim. Kualiteti tani është më i mirë, por të dyja grupet janë shumë të mira”, deklaroi ai.

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top