Kuvendi i Kosovës u konstituua, presidenti Begaj: Punime të mbara! Shqipëria qëndron në mbështetje të institucioneve demokratike dhe rrugëtimit euroatlantik


Kuvendi i Kosovës u konstituua, presidenti Begaj: Punime të mbara! Shqipëria qëndron në mbështetje të institucioneve demokratike dhe rrugëtimit euroatlantik

Feb 11, 2026 | 19:17































Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i ka uruar punime të mbarë Kuvendit të Kosovës pas konstituimit të legjislaturës së 10-të të dalë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

bajram Begaj

Në një mesazh në rrjete sociale, teksa i shpreh urimet kryeparlamentare së re, Albulena Haxhiu, kreu i shtetit thotë se Shqipëria do të vijojë të jetë pranë Kosovës në mbështetje të institucioneve demokratike dhe rrugëtimit të saj euroatlantik.

LEXO EDHE: Konstituohet Kuvendi i Kosovës, Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare me 66 vota pro, votohen edhe 5 nënkryetarët

 

“Punime të mbara Kuvendit të Republikës së Kosovës në Legjislaturën X! Urime, znj. Albulena Haxhiu, për zgjedhjen Kryetare e Kuvendit! Shqipëria do të vijojë të qëndrojë pranë Kosovës, në mbështetje të institucioneve demokratike të saj dhe rrugëtimit Euroatlantik!”, shkruan presidenti.

Kuvendi i Kosovës u konstituua sot, më 11 shkurt, me kryetare Albulena Haxhiun. Seanca konstituive u zhvillua pas përfundimit të procesit zgjedhor të 28 dhjetorit dhe certifikimit të rezultateve. Tashmë pritet formimi i qeverisë së re.

Postimi i Presidentit Begaj
Postimi i Presidentit Begaj

 

© Panorama.al



Te lidhura

















Source link

Scroll to Top