Kuvendi ‘bllokon’ SPAK për arrestimin e Ballukut, Ambasada Gjermane: Të luftohet korrupsioni dhe në nivele të larta


Kuvendi 'bllokon' SPAK për arrestimin e Ballukut, Ambasada

foto ilustrim: Kuvendi-ambasada gjermane (reagimi)

TIRANË- Pas vendimit të Kuvendit të Shqipërisë, i cili me 83 vota rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri reagoi menjëherë në rrjetet sociale. Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ambasada thekson se një kusht i domosdoshëm për përparimin e Shqipërisë drejt integrimit europian është ndjekja efektive e rasteve të korrupsionit, përfshirë edhe zyrtarët e nivelit të lartë.

Gjermania nënvizon se edhe në raste si kjo, drejtësia duhet të funksionojë shpejt dhe pa pengesa, duke garantuar ndjekje penale të paanshme. Ky proces kërkohet të garantohet nga politika shqiptare. 

Reagimi i ambasadës gjermane:

Lidhur me vendimin e sotëm të Parlamentit shqiptar rreth heqjes së imunitetit Ambasada Gjermane deklaron: 
Gjermania mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian në përputhje me dëshirën e shqiptarëve. 
Kusht i domosdoshëm për të bërë progres në këtë proces të bazuar në merita është ndjekja penale me efektivitet e korrupsionit edhe në raste të rangut të lartë. Pritshmëria jonë e qartë është që edhe në këto raste ndjekja penale përmes drejtësisë të mund të realizohet shpejt dhe pa pengesa. Prej politikës shqiptare vazhdon të kërkohet ende që ta garantojë këtë proces. 

Poll



Source link

Scroll to Top