Kushtetuesja e riktheu në detyrë, Erion Veliaj firmos urdhrin e parë nga qelia e burgut (Detajet)


Kushtetuesja e riktheu në detyrë, Erion Veliaj firmos urdhrin e

erion veliaj

TIRANË- Erion Veliaj ka nënshkruar urdhërin e parë nga burgu, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e riktheu në detyrën e kryebashkiakut të Tiranës. Sipas një njoftimi të bërë nga vetë Bashkia, Veliaj ka nënshkruar një urdhër drejtuar ndërmarrjes së dekorit dhe eventeve, me rastin e festave të fundvitit, nga ambientet e paraburgimit në Durrës.

Përmes këtij urdhri, kryebashkiaku Veliaj kërkon që kjo ndërmarrje të marrë të gjitha masat për dekorimin e qytetit, duke plotësuar të gjitha standardet dhe kushtet e sigurisë.

“Tirana do të ndriçojë sërish për festat e fundvitit. Edhe pse ndodhet në kushte të vështira, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka urdhëruar që qyteti të fillojë menjëherë përgatitjet për festat e fundvitit. Sipas urdhrit të tij, Ndërmarrja e Dekorit dhe Eventeve do të marrë masat për vendosjen e ndriçimeve dhe zbukurimeve festive në sheshe, rrugë dhe hapësira publike, duke respektuar standardet më të larta të sigurisë, si edhe kriteret teknike dhe estetike të përcaktuara për këtë qëllim”, thuhet në një njoftim nga Bashkia.

Po ashtu kjo ndërmarrje do të kryejë dhe dekorimin e ministrive përgjatë bulevardit sipas kërkesave të tyre. Në dokument theksohet gjithashtu se ky urdhër po jepet “në zbatim të vendimit nr. 420, datë 08.06.2006 të Këshillit të Ministrave ‘Për miratimin e ceremonialit shtetëror të Republikës së Shqipërisë’.”. 

Poll



Source link

Scroll to Top