Mbrëmë u mbyll raundi i 5-të në Ligën e Kampioneve dhe sipas agjencive të basteve, lista e favoritëve duket e qartë.
Arsenali aktualisht kryeson listën ende me një rekord të përsosur pas 5 fitoreve, Bajern Mynih dhe PSG-së mbeten afër tyre.
Barcelona dhe Real Madrid vazhdojnë të rriten, pavarësisht disa gabimeve, dy ekipet spanjolle duket se kanë rifituar ritmin dhe vetëbesimin e tyre.
Më larg janë Mançester Siti dhe Liverpuli i Anglisë, dy gjigantë që, pavarësisht shanseve më pak bujare, mbeten kundërshtarë të frikshëm, potencialisht të gatshëm të përmbysin të gjitha shanset.
PANORAMASPORT.AL








