Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar pas rezultateve paraprake të zgjedhjeve në Kosovë, ku Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti po shkojnë drejt fitores.
Në një reagim në Facebook, Lapaj ka përgëzuar Kosovën për procesin zgjedhor, duke e cilësuar si shembull demokracie, ndërsa ka kritikuar ashpër realitetin në Shqipëri.
“Urime Kosovë! U ka lezet demokracia! Turp e faqe zezë që në Shqipëri ende vidhet e deformohet vota. Hajdutët e lanë atdheun të mjeruar”, shkruan Lapaj.









