“Kur t’iu çahen gomat…”Siç nuk e keni parë kurrë, kryebashkiakja e Dimalit nga gomisteria mbi transpaletë


"Kur t'iu çahen gomat..."Siç nuk e keni parë

Juljana Memaj

DIMAL-Kryebashkiakët e vendit shpesh herë zgjedhin ura të reja komunikimi për problematikat e përditshme të qytetarëve. Nëpër profilet e tyre në rrjtet sociale i shohim të shpërndajnë video apo mbledhje ku diskutohet për çështjet që prekin banorët e zonës nga afër si infrastruktura e dobët (rrugë, ndriçim), mungesën e shërbimeve cilësore, çmimet e larta dhe vështirësitë ekonomike.

Por në Dimal, kryebashkiakja Juljana Memaj i orienton banorët të gjejnë zgjidhje edhe për incidentet që iu ndodhin në përditshmëri, siç janë blerjet apo çarja e gomës së makinës. Në profilin e saj në rrjetin social Tik Tok, Memaj shihet jo vetëm pranë banorëve apo në terren, por edhe pranë bizneseve duke i reklamuar për shërbimet apo produketet e tyre, herë me shportë supermarketi e herë mbi traktor apo transpaletë për mallrat. 

Videot e saj janë të larmishme nga marketet, gomisteritë, fabrikë për vajin e ullirit e me rradhë. Kjo metodë e kryebashkiakes për të qëndruar afër banorëve ka filluar pas zgjedhje të 11 majit.

 

Por pavarësisht këtij profili që më shumë i ngjan një influencereje, kryebashkiakaja e Dimalit nuk ka asnjë video në zyrë. 

Poll



Source link

Scroll to Top