“Kur të përmendësh emrin tim laj gojën”, përplasje mes Ballës dhe Shehajt: Bëje gargarën me ujë Vlore


“Kur të përmendësh emrin tim laj gojën”,

agron shehaj dhe taulant balla

TIRANË- Ka pasur një replikë në Kuvend mes deputetëve Agron Shehaj dhe Taulant Balla, në lidhje me qëndrimin që po mbajnë socialistët, për pezullimin e Belinda Ballukut. Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj, u shpreh se socialistët po shmangin dhënien e llogarisë, dhe Taulant Balla nuk ka guxim të mbajë një qëndrim, duke thënë se duhet pyetur Chat gpt.

“Nuk e di se si do ta zgjidhim këtë problemin e mohimit të të drejtës për interpelancë që si deputet kam. Kam kërkuar në 2 muaj me Ballukun, por tani nuk është më ministre. I shpëtoi interpelancës por përfundoi më keq. Por kam një kërkesë për interpelancë edhe me kryeministrin. E kuptoj se kërkoni të shmangni llogaridhënien por s’i shpëtoni dot. Ju mendonit se kur u arrestua Veliaj ishte një çështje që kishte me të. Tani që është marrë e pandehur Balluku…vërtet mendoni se kemi të bëjmë me çështje të përvetshme të disa individëve. Ky është ndryshim thelbësor.

Duhet të jepni llogari dhe nuk keni ca t’i bëni drejtësisë, SPAK se kanë mbrojtjen e ndërkombëtarëve. Dhe këto sulmet qesharake që bëni përditë, Rama çdo ditë kërcënon Gjykatën Kushtetuese me broçkulla se kemi marrë të pandehur Ballukun dhe shqiptarët nuk udhëtojnë dot në Kanada, tani ka filluar ministri i drejtësisë me postime. Del Balla dhe thotë pyesni Chat GPT, nuk ka ndodhur ndonjëherë por prapë unë thotë nuk flas për gjykatësit. S’ia mban atij se ka frikë se përfundon si të tjerët. Nuk e shmangni dot daljen para drejtësisë. E keni të kotë. Ndajeni mendjen, dilni cdo ditë siç po ndodh. Bashkëpunimi me drejtësinë se iu ka ardhur fundi”, tha Shehaj. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Ndërkohë që i ashpër ishte reagimi i Ballës, ndërsa përmendi dhe ish-kryetarin e PD Lulzim Basha.

“Për t’u bërë interesant për rrjetet sociale, bërtet dhe kujton se është interesant edhe kur ja fut kot. Ti kur të përmendësh emrin tim laj gojën, po bëjë gargarën me ujë të kripur Vlore, se po u pendua Lul Basha do tregojë se sa para i ke dhënë për të marrë mandatin në 2017. Kujdes se mos të bën të penduarin Luli”, tha Balla. /ZËRI 

Poll



Source link

Scroll to Top