“Kur Mbape dhe Vini nuk merren vesh, njëri duhet të ikë”, Bakero: Dualiteti Stoiçkov-Romario në skuadër, na dëmtoi edhe ne

“Kur Mbape dhe Vini nuk merren vesh, njëri duhet të ikë”, Bakero: Dualiteti Stoiçkov-Romario në skuadër, na dëmtoi edhe ne

Dec 25, 2025 | 21:20






























Sezoni i Vinicius Junior ka shkuar keq. Braziliani premtoi se do të kthehej “dhjetë herë më i fortë” pasi përfundoi i dyti në “Topin e Artë” 2024 – i cili shkoi për Rodrin, por fusha ka treguar një histori tjetër. Vetëm 13 gola në 12 muaj, pa rinovim dhe me bilbilat e Bernabéu si një kolonë zanore e re.

Mbappe-Vinicius

Rënia e tij, që përkon me ardhjen e Kylian Mbape, ka ndryshuar ekosistemin në skuadrën e bardhë. Mbape ka marrë vëmendjen dhe udhëheqjen e ekipit, ndërsa Vinicius humbet peshë si në dhomën e zhveshjes ashtu edhe në tribuna. Bakero, nje ish I Barcelonës dhe njëkohësisht i kombëtares spanjolle ka një ide shumë interesante lidhur me faktin dhearësyet pse skuadra madrilene është në këtë gjendje shoku. Eshtë diçka që sipas tij, ai e ka përjetuar në Barçën e “Dream Team”.

“Kjo na ndodhi pak, megjithëse jo në të njëjtën mënyrë apo me të njëjtat karakteristika, mes Hristo Stçkovit dhe Romarios”. Ish-lojtari i Barçës kujtoi atë verë të vitit ’93 kur Romario zbarkoi në “Camp Nou. “Kur ishte vetëm Stoiçkov, me Kuman dhe Laudrup, ne kishim tre shtylla dhe gjithçka po shkonte pak a shumë mirë. Por, që nga koha kur erdhi Romario, erdhën dy lojtarë me një personalitet mbi vetë grupin dhe kjo na çekuilibroi të gjithëve. Më duket se janë dy situata paralele. Bakero beson se diçka e ngjashme po ndodh tani në Real Madrid.

“Ky dualitet po i çekuilibron të gjithë dhe mbi të gjitha, veten e tyre. Në rastin tonë, Stoiçkov dhe Romario humbën shumë nga gjërat që kishin. Si është puna? Se kur ke dy lojtarë që nuk e kuptojnë rolin e njërit ose tjetrit, bëhet shumë e komplikuar”. A ka zgjidhje një situatë e tillë? Për Bakeron po. “Reflektimi përshtatet me momentin që po kalon Vinicius, i detyruar të vendosë nëse do të pranojë rolin e tij të ri në hijen e Mbapesë apo nëse preferon të kërkojë sfida të reja larg Bernabeut”. Ajo që është e qartë, paralajmëron Bakero, është se dhomat e zhveshjes nuk i falin egot që përplasen, ekuilibri ose rregullohet, ose prishet.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top