“Kur kaloni kufirin jeni të huaj”! Rama-studentëve: Paguani më shumë, por me antarësimin në BE kjo ndryshon


"Kur kaloni kufirin jeni të huaj"! Rama-studentëve: Paguani

Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentë dhe të rinj mbi ecurinë e procesit të negociatave të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Rama theksoi se aktualisht studentët paguajnë më shumë se bashkëmoshatarët e tyre në vendet e BE-së, ndërsa me integrimin, shqiptarët do të trajtohen si vendas në çdo universitet dhe qytet europian.

Edi Rama: Ndërkohë që po flisnin ministrat po bëja një numërim të sallës. Ka rreth 27 djem. Por më e rëndësishmja është që gjithë pjesa tjetër janë vajza. Unë besoj shumë te vajzat dhe te gratë dhe mendoj se është evidente në këtë shoqëri që jetojmë, që nëse do ketë shpëtim njerëzimi, ai do i vijë nga gratë dhe vajzat. Më vjen mirë që jemi këtu për të folur për këtë temë, që në pamje të parë duket një temë që flitet përditë, por është larg. Shumëkujt i duket që ne jemi në Europë për sa kohë mund të lëvizim lirisht, për sa kohë mund të qëndrojmë dhe të punojmë në Europë dhe të tjerat janë gjërat që nuk kanë lidhje me ne. Por ky proces është i tillë që sa më shumë ta ndjekësh, aq më shumë mëson se sa larg është një vend që nuk është brenda BE-së.

Nuk keni të njëjtat kushte si të studentëve europianë dhe pavarësisht se mund të jeni shumë të zotë, nëse regjistroheni në shkollë, paguani shumë më tepër sesa studentët europianë sepse jeni të huaj. Me anëtarësimin në BE, kjo ndryshon krejtësisht. Ju jeni vendas si këtu në Tiranë, si në një auditor në Lisbonë apo Varshavë, si në një universitet në një nga qytetet e Shqipërisë apo në cilindo nga qytetet e Europës. Nuk paguani më shumë, nuk keni asnjë vështirësi më shumë për të pasur akses në shërbime dhe nuk jeni të huaj kur vjen fjala për tregun e punës dhe mund ta zgjidhni punën jo më thjesht brenda kufijve të Tiranës, Shqipërisë apo të një qyteti që mund të njihni dikë, por mund të kërkoni punë në çdo qytet të Europës. Askush nuk ju sheh dhe t’ju thotë nga je ti se këtu është BE. Kjo është një përpjekje që ka kuptim dhe impakt të drejtpërdrejtë për gjithsecilin prej jush. Nuk ëhet fjalë për një kapërcim formal, por për një ndryshim thelbësor të pozicionit dhe raporteve mes vendit e popullit shqiptar dhe popujve të tjerë europianë.

Poll



Source link

Scroll to Top