Atalanta e Berat Gjimshitit dhe Napoli, kanë arritur të sigurojnë kualifikimin për në raundin tjetërt të Kupës së Italisë, teksa kanë mposhtur respektivisht Xhenoan dhe Kaljarin.

Bergamaskët mposhtën me rezultatin 4 me 0 Xhenoan, në duelin ku protagonist ishte edhe Berat Gjimshiti.
Kapiteni kuqezi zhbllokoi sfidën në minutën e 19-të, ndërkohë që De Run, Pasaliç dhe Ahanor, kompletuan “pokerin”.
Në duelin tjetër, Napoli ia doli me vështirësi 2 me 1 ndaj Kaljarit. Koha e rregullt, u mbyll në barazim 1 me 1. Luka në minutën e 28-të dhe Espozito në minutën e 67-të, ishin autorët e golave, ndërkohë që dueli shkoi direkt me penallti, ku u deshën plot 20 penallti, që skuadra e Kontes të triumfonte me rezultatin e përgjithshëm 9 me 8 për sa i përket 11 metërshave.
Në turin pasardhës të Kupës së Italisë, Atalanta do të përballet me Juventusin, ndërsa Napoli me fituesin e çiftit Fiorentina-Komo.
GOLAT E NDESHJES ATALANTA-XHENOA: VIDEO
GOLAT E NDESHJES NAPOLI-KALJARI: VIDEO
PANORAMASPORT.AL








