Kupa e Botës/ Ambasada amerikane në Tiranë: SHBA po mundëson udhëtime të sigurta për sportdashësit! Aplikoni tani për vizë

Kupa e Botës/ Ambasada amerikane në Tiranë: SHBA po mundëson udhëtime të sigurta për sportdashësit! Aplikoni tani për vizë

Nov 30, 2025 | 10:13






























Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar se SHBA po mundëson udhëtime të sigurta dhe të mbrojtura për të gjithë sportdashësit ndërkombëtarë që dëshirojnë të udhëtojnë drejt SHBA-së për të ndjekur Kupën e Botës FIFA 2026.

kupa e botes

Në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale, Ambasada thekson se autoritetet amerikane janë plotësisht të përgatitura për të përpunuar aplikimet për vizat e vizitorëve dhe u bën thirrje të gjithë udhëtarëve që kanë nevojë për vizë të aplikojnë sa më herët.

“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mirëpresin tifozët ndërkombëtarë dhe inkurajojmë të gjithë ata që kanë nevojë për vizë amerikane të aplikojnë TANI,” thuhet në deklaratë.

Kupa e Botës FIFA 2026 do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, ndërsa pritet një rritje e ndjeshme e kërkesës për viza turistike nga vendet e tjera.

© Panorama.al



Te lidhura














 










Source link

Scroll to Top