“Kryetar, si të votoj, pro apo kundër?” Akti normativ ‘përplas’ Braçen dhe Ballën: Propozimin tim e rrëzuat, po sot…


"Kryetar, si të votoj, pro apo kundër?" Akti normativ

erion brace-Taulant Balla

TIRANË- Seanca e sotme plenare nuk u ka shpëtuar debateve, por këtë herë mes socialistëve. Dy deputetët socialistë, Erion Braçe dhe Taulant Balla, janë përfshirë në replika. Shkak u bë akti normative për rishpërndarjen e buxhetit 2025, përmes të cilit parashikohet që paratë e pashpenzuara nga institucionet, të kalojnë në llogarinë e pensionistëve. 

Një propozim i tillë u bë pak javë më parë nga Braçe për buxhetin 2026, po u rrëzua nga mazhoranca. Ndërkohë, sot gjatë fjalës së tij në seancës, Braçe iu drejtua kreut të grupit parlamentar, Taulant Balla, duke e pyetur se si duhet të votojë. Sipas Braçes, ky është një akt që vetë ai e propozoi pak javë më parë dhe u kundërshtu, ndërsa sot ironizon, duke thënë ‘sot ca duhet të bëj, të votoj kundër?’.

Pjesë nga debati:

Erion Braçe: Siç ju thash është tejkaluar plani i të ardhurave nga sigurimet dhe këto para që shkojnë tek pensionistët bëjnë mirë dhe do ishte mirë të shkonin atje. Si të votoj sot kryetar? Se është propozimi im i votuar kundër pak ditë më parë..

Taulant Balla: Jam dakord me shqetësimet që ngrihen për tu gjendur pranë banorëve, bujqve të prekur nga fenomenet natyrore, jam informuar se pushtet vendor dhe qeveria po bëjnë vlerësimin në territor ë lëtyre dëmeve, si përket aktit normativ që po shqyrtojmë, akti normativ nuk mund të ndryshohet dot sot, ai ose miratohet, ose rrëzohet.

Erion Braçe: Nuk kërkova ndryshim akti, thashë që amendamenti që u rrëzua me votë 5 javë më parë, është sjellë nga qeveria me akt. Dhe pyeta si duhet të votoj unë atëherë votava pro, të gjithë kundër, sot ca duhet të bëj, të votoj kundër?

Petrit Malaj: Nëse do jenë 30 mld të pashpenzuar, do kalojë 30 mld pranë llogarisë së pensioneve./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top