Kryeministri Rama ‘zbarkon’ në Vlorë, inspekton punimet në Lungomaren e Plazhit të Vjetër (VIDEO)


Kryeministri Rama 'zbarkon' në Vlorë, inspekton punimet

edi rama

VLORË- Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbërritur mëngjesin e kësaj të hënë në Vlorë, ku ka zhvilluar një vizitë inspektuese në qytetin bregdetar. Në axhendë, kryeministri ka planifikuar disa inspektime dhe takime me asamblenë e PS në Vlorë.

I shoqëruar nga kryetarja e bashkisë, Brunilda Mersini, si dhe nga inxhinierët e projektit, kryeministri Rama ka nisur turin e takimeve në terren nga shëtitorja e Plazhit të Vjetër, një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore dhe turistike në zonë. Kreu i qeverisë është njohur nga afër me ecurinë e punimeve dhe detajet teknike të ndërhyrjes, e cila synon transformimin e kësaj hapësire në një zonë moderne dhe funksionale për qytetarët dhe turistët.

Vizita në Vlorë do të vijojë me inspektime në disa zona të qytetit, në kuadër të investimeve publike dhe përgatitjeve për sezonin turistik.

Prej ditësh, kryeministri Edi Rama vijon takimet me qytetarët në bashki të ndryshme të vendit për të diskutuar mbi sfidat, punët dhe arritjet e qeverisë drejt objektivit madhor, integrimin e Shqipërisë në BE, brenda vitit 2030./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top