Kryeministri Rama vizitë 4-ditore në Korenë e Jugut, zbardhet agjenda


Kryeministri Rama vizitë 4-ditore në Korenë e Jugut, zbardhet

edi rama

KORE E JUGUT- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Koresë së Jugut. Në vizitën 4 ditore, 17-21 maj, Rama do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, dhe delegacioni.

Vizita synon thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, si edhe zgjerimin e partneritetit, në fusha me interes të ndërsjellë për zhvillimin, teknologjinë dhe inovacionin.

Sipas agjendës, mësohet se pas mbërritjes së tij në Seul, kreu i qeverisë shqiptare do të jetë i ftuar në një darkë mirëseardhjeje të organizuar nga Qendra për Lidershipin Aziatik dhe Klubi Harvard i Koresë, organizata të angazhuara në promovimin e lidershipit, arsimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në Azi. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë përfaqësues të politikës, qeverisë dhe biznesit korean, ndërsa Kryeministri do të zhvillojë edhe takime me Kryeministrin e Republikës së Koresë, Kim Minseok, si dhe me CEO-n e Samsung, Lee Jae-yong.

Gjithashtu, Rama do të mbajë një fjalë përshëndetëse në ceremoninë hapëse të konferencës, përkrah personaliteteve të rëndësishme ndërkombëtare, mes tyre edhe Kryeministri i Koresë së Jugut Kim Minseok.

Pas konferencës, kryeministri shqiptar do të jetë i pjesë e panelit me temë “Bisedë me një udhëheqës: Një epokë e transformimit të madh: strategjia e madhe e një kombi të vogël”, ku do të trajtojë sfidat e reja globale nga perspektiva e Ballkanit Perëndimor, strategjitë e vendeve të vogla përballë ndryshimeve gjeopolitike, si edhe rolin e inteligjencës artificiale dhe inovacionit digjital në qeverisje.

Sipas agjendës, janë planifikuar një sërë takimesh të Ramës me drejtues të kompanive më të mëdha koreane, me fokus bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimeve në Shqipëri. Në kuadër të vizitës, Kryeministri Rama do të marrë pjesë gjithashtu në një dialog ekskluziv me liderët e rajonit Azi-Paqësor (APAC).

Poll



Source link

Scroll to Top