Kryeministri Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet


Kryeministri Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e

edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të premte kryebashkiakët në ambientet e Pallati i Kongreseve. Takimi pritet të nisë në orën 11:00 dhe, sipas burimeve, zhvillohet me dyer të mbyllura në kuadër të turit të tij “Punët e Shqipërisë”.

Mësohet se në këtë takim janë ftuar jo vetëm kryebashkiakët që përfaqësojnë mazhorancën, por edhe ata që drejtojnë bashkitë nën siglën e opozitës.

Ndër çështjet kryesore që pritet të diskutohen gjatë turit janë:

-Bashkimi Europian
-Ekonomia, pagat dhe punësimi
-Turizmi, kultura dhe diaspora
-Arsimi, bujqësia dhe siguria ushqimore

Takimi i së premtes është pjesë e vijimit të konsultimeve që Kryeministri Rama ka nisur që prej javës së kaluar me strukturat e Partisë Socialiste, pas diskutimeve të zhvilluara edhe në mbledhjen e Grupit Parlamentar. Ditët e fundit, numri një i kabinetit qeveritar ka mbajtur disa takime me strukturat e Partisë Socialiste në kryeqytet, si një parapërgatitje për zgjedhjet e ardhshme vendore. 

Poll



Source link

Scroll to Top