Kryeministri Rama mbërrin në Vlorë, darkon me Ivanka Trump dhe Jared Kushner (VIDEO)


Kryeministri Rama mbërrin në Vlorë, darkon me Ivanka Trump dhe

takimi ne vlore: edi rama-ivanka trump

VLORË- Kryeministri Edi Rama mbërriti mbrëmjen e sotme nën masa të rrepta sigurie në qytetin bregdetar të Vlorës, ku është takuar me vajzën e Presidentit amerikan, Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner. Nuk janë bërë ende publike detaje mbi axhendën gjatë takimit, ndërsa mësohet se kryeministri Rama, Ivanka dhe Jared dpo zhvillojnë një darkë pune. 

Investimet e mundshme strategjike në zonën e Vlorës pritet të jenë në fokus të diskutimeve. Sipas burimeve, ata do të zhvillojnë një takim me studio arkitekturore për të diskutuar rreth mënyrës së realizimit të projekteve turistike në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec.

Vajza e presidentit amerikan Donald Trump dhe dhëndri i tij kanë mbërritur mëngjesin e kësaj të mërkure në Vlorë, të shoqëruar nga forca të shumta policie. Ata kanë zhvilluar një sërë takimesh private me studio arkitekturore dhe përfaqësues të fushës së zhvillimit urban dhe turistik. Vizita lidhet me interesin për projekte të mundshme zhvillimore në Ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnec. Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump do të investojë 1 milard dollarë për Ishullin e Sazanit në vila dhe resorte lusoze. Qeveria e Shqipërisë në janar të vitit 2025 miratoi kërkesën e Jared Kushner për zhvillimin e ishullit të pabanuar të Sazanit, duke i dhënë statusin e investitorit strategjik./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top