TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar një sërë vendimesh të rëndësishme në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë, të drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Në mbledhjen e sotme, qeveria ka miratuar emërimin e katër zëvendës ministrave të rinj në disa ministri dhe 3 lirime nga detyra.
Silda Çepe është liruar nga posti i zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe në vend të saj emërohet Vilma Premti.
Klajd Karameta, i cili ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë dhe në vend të tij emërohet Elona Hoxha.
Besjan Kadiu emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, kurse Fatmir Guri emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Ana Kapaj, e cila ka mbajtur postin si zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga detyra.
Emërime dhe shkarkime:
Znj. Vilma Premti emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
Znj. Elona Hoxha emërohet zëvendësministër i Drejtësisë;
Z. Besjan Kadiu emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Z. Fatmir Guri emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Znj. Silda Çepe, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë;
Znj. Ana Kapaj, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë;
Z. Klajd Karameta, zëvendësministër i Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë.



