Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Venger, ka folur për beIN Sports, teksa kritikoi mënyrën se si Liverpuli ka menaxhuar mesfushën e tyre pas nënshkrimit të Florian Virc gjatë afatit kalimtar të verës.
“Virc pati shansin midis Mynihut dhe Liverpilit. Ai i tha Liverpulit: “Do të vij tek ju nëse luaj me numrin 10, nuk dua të luaj në krah’. Për ta marrë atë, Liverpuli pranoi kërkesën e lojtarit. Dhe kështu, ata shkatërruan mesfushën e tyre, sepse ajo përbëhej nga Gravenberk, Mek Alister dhe Szoboszlai”, tha Venger.
PANORAMASPORT.AL








