Kosovë, ndahet nga jeta ish-kryeparlamentari Nexhat Daci!


Kosovë, ndahet nga jeta ish-kryeparlamentari Nexhat Daci!

Jan 1, 2026 | 11:47






























Ka vdekur Nexhat Daci, politikan dhe ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës.

nexhat daci

Lajmin për vdekjen e tij e bëri Dimal Basha, kryetar i Kuvendit në legjislaturën e nëntë.

“Me vizion, maturi dhe përkushtim, z. Daci kontribuoi në ndërtimin e institucioneve demokratike, në forcimin e Kuvendit si zë i qytetarëve dhe në avancimin e proceseve politike në prag të shtetësisë së Kosovës”, shkroi Basha në Facebook.

Akademik Nexhat Daci, kishte qenë deputet i Kuvendit të Kosovës nga viti 2001 deri më 2011, ndërkaq e kishte udhëhequr organin ligjvënës për dy mandate në periudhën 2000-2004 dhe 2004-2006.

© Panorama.al



Te lidhura














 














Source link

Scroll to Top