Kosovë, aksidentohen 5 anëtarët e Komisioneve Zgjedhore në Ferizaj, 4 prej tyre janë rëndë në spital


Kosovë, aksidentohen 5 anëtarët e Komisioneve Zgjedhore në Ferizaj, 4 prej tyre janë rëndë në spital

Oct 18, 2025 | 15:32






























Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të premten, pesë anëtarë të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve kanë pësuar një aksident trafiku në një fshat të Ferizajt.

spitali kosove aksidenti kqz

“Sipas informacioneve të para, gjendja shëndetësore e katër prej tyre është e rëndë dhe aktualisht po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës [QKUK]”, u tha në njoftimin e KQZ-së.

Aksidenti ka ndodhur të premten në orën 18:17 në fshatin Slivovë të Ferizajt. Policia tha se në aksident u përfshin një veturë dhe një autobus me targa vendore, duke shtuar se të lënduar kanë mbetur shoferi i veturës dhe katër pasagjerët, informon Radio Evropa e Lirë.

Ata fillimisht ishin dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Ferizajt, ndërkaq katër prej tyre më pas janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë, tha Policia.

KQZ tha se pesë zyrtarët e aksidentuar ishin të përfshirë në përmbylljen e procesit zgjedhor në komunën e Ferizajt, lidhur me zgjedhjet lokale që u mbajtën në Kosovë më 12 tetor.

Aktualisht, në vend po vazhdon verifikimi i votave të rundit të parë të zgjedhjeve, si dhe numërimi i votave nga diaspora.

© Panorama.al



Te lidhura














 














Source link

Scroll to Top