Në Studio24, Petro Koçi theksoi se Kosova është krijuar falë ndërhyrjes vendimtare të NATO-s dhe mbështetjes së aleatëve euro-atlantikë, duke e quajtur “maternitetin euro-atlantik” të shtetit.
Ai komentoi gjyqin e sotëm në Hagë ndaj ish-liderëve të UÇK, duke e cilësuar si një kalkulim të orkestruar nga interesat ruso-serbe, me qëllim të njollosjes së sakrificës së shqiptarëve për lirinë e Kosovës.
Koçi kujtoi se organizimi i UÇK filloi para vitit 1990, kulmin e arriti në 1998-1999 dhe u finalizua me shpalljen e pavarësisë, ndërsa falenderoi SHBA, Britaninë dhe vendet e NATO-s për rolin strategjik.
Petro Koçi: Kosova është shteti i vetëm që ka lindur në maternitetin euro atlantik. Nëna është Shqipëria. Kjo arritje e madhe pjesë e një projekti euro atlantik ku shqiptarët kanë luajtur një rol të jashtëzakonshëm. Nuk ka qenë një gjë e përcaktuar nga një proces i shkurtër. Organizimi i UÇK ka filluar para 90, kulmin e kapi në 98-99. Finalizimi i saj ka qenë në datën e pavarësisë. Mirënjohje për ata që derdhën gjakun për lirinë e Kosovës. Mirënjohje e madhe aleatëve tanë gjeostrategjik, SHBA Dhe Britanisë, Tony Blair ka një rol shumë të madh. Por edhe vendet e NATO ku në shumicë në atë kohë kanë qenë majtas.
Një vend si Greqia mund të ishte jo konstruktive, por fakti që Simitis abstenoi është një gjë që duhet vlerësuar. Sot jemi në një moment që e ka pjesën delikate si gjyqi në Hagë. Duket si hakmarrje e Serbisë ndaj UÇK. Përgjithësisht aktakuza është e bazuar nga bashkëpunimi i ngushtë i kësaj prokurorie me shtetin serb. Historia fillon me rezolutën e miratuar në Këshilli i Europës nga raporti i Dick Marty. Një akuzë e rëndomtë por e mirëkalkuluar nga investimi ruso serb. Këtë gjë e kanë bërë dhe amerikanët, thoshin ajo duhet votuar se do hiqte njollën e akuzave. Procesi dëshmoi të kundërtën. Duke krijuar një realitet, që krahasuar me atë që kanë bërë serbët në Kosovë duket si poshtërsi.









