Kosova do të njohë dokumentet serbëve në veri, reagon Rama: Heqja e strukturave paralele e vështirë, BE të përshpejtojë anëtarësimin e Kosovës


Kosova do të njohë dokumentet serbëve në veri, reagon Rama:

Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur koordinimin midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Ligjin për të Huajt, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt stabilitetit dhe sundimit të ligjit.

Rama ka theksuar se shpërbërja e strukturave paralele në Kosovë është një proces i vështirë dhe kërkon vendosmëri, duke nënvizuar nevojën që Bashkimi Evropian të shoqërojë këtë hap me heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës dhe me avancimin e aplikimit të saj për anëtarësim.

“Ne mirëpresim koordinimin mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Ligjin për të Huajt. Shpërbërja e strukturave paralele është punë e vështirë. BE-ja duhet ta përputhë këtë guxim duke hequr masat ndëshkuese dhe duke e çuar përpara aplikimin e Kosovës për anëtarësim. Një Ballkan Perëndimor plotësisht brenda BE-së nuk është bamirësi. Është vetë një fitore strategjike për Evropën.” tha Rama në X.

Ky reagim vjen në një moment kur Bashkimi Evropian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor po përpiqen të harmonizojnë ligjet dhe standardet për të përforcuar sundimin e ligjit dhe sigurinë në rajon.

Qeveria e Kosovës, nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, ka vendosur të ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe të njohë letërnjoftimet e lëshuara nga Serbia për pjesëtarët e komunitetit serb në veri, për të mundësuar funksionimin e sistemit arsimor dhe shëndetësor pa ndërprerje, ndërsa Ligji për të Huajt dhe ai për automjetet do të hyjnë plotësisht në fuqi. Ky vendim, i marrë pas takimit me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, siguron që qytetarët serbë të kenë leje 12-mujore qëndrimi dhe të përdorin si mjet identifikimi letërnjoftimet e Serbisë, derisa të kryhet inkorporimi i plotë i institucioneve arsimore dhe shëndetësore serbe në sistemin e vetëm të Kosovës, duke garantuar qasje në shërbime bazike dhe proceset administrative brenda regjistrit civil të vendit./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top