Kontrata ndalon portierin e Anglisë, Pikford zbulon se klubi nuk e lejon të marrë pjesë në sportin e preferuar

Kontrata ndalon portierin e Anglisë, Pikford zbulon se klubi nuk e lejon të marrë pjesë në sportin e preferuar

Nov 2, 2025 | 19:00






























Xhordan Pikford ka zbuluar se kontrata tek Everton e ndalon të marrë pjesë në motokros. Portieri i përfaqësueses së Anglisë e tregon si pasion, që duket se do i përkushtohet pasi të tërhiqet nga futbolli.

Screenshot 2025-11-02 183839

“Nuk më lejohet si futbollist, por do doja që të kisha mundësinë për motokros. Jam rritur duke e parë çdo javë me shokët e mi, dhe shoku im i ngushtë merr pjesë në kampionatin anglez.

Nëse do të mundesha, do të shkoja çdo javë të shikoja sa më shumë të ishte mundësia. Do e bëja nëse e kisha mundësinë, por ka rregulla strikte në kontratat tona ku ne nuk lejohemi që të bëjmë aktivitete si këto.

Kjo është padyshim një gjë që në jetë, do të doja ta kisha bërë”, u shpreh Pikford ndër të tjera. Më pas vazhdoi të fliste për veten ku tregoi se ëndrra e tij është të fitojë Botërorin.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top