Konte i vendosur para Milanit: Bukur të jesh këtu, duam të fitojmë Superkupën

Konte i vendosur para Milanit: Bukur të jesh këtu, duam të fitojmë Superkupën

Dec 18, 2025 | 17:21






























Antonio Konte pati një orë më shumë për të menduar për titullin në konferencën për shtyp, para gjysmëfinales ndaj Milanit. Napoli, që mbërriti parmbrëmë, u prezantua në “King Saud” me një orë vonesë krahasuar me planin e parashikuar, pjesërisht për shkak të trafikut, një problem i përditshëm për shtatë milion banorët.

konte

Trajneri synon të harrojë menjëherë humbjen ndaj Udinezes “Gjatë vitit ka situata më pozitive dhe të tjera më pak. Vinin nga pesë fitore radhazi, pastaj humbëm në Champions dhe në Serie A, por ajo që ka rëndësi është të vazhdojmë të punojmë me seriozitet, dëshirë dhe shumë entuziazëm. Gjithçka varet nga puna”, tha ai.

RIKTHIMI I LUKAKUT – “Ende nuk ka minuta në këmbë, duhet të jemi të zgjuar dhe të kemi durim për ta pritur. Fakti që është rikthyer këtë javë është një gjë pozitive. Bëhet fjalë për një lojtar me eksperiencë dhe cilësi, si Di Lorenzo dhe të tjerët. Për ne është një rikthim i rëndësishëm. Tani duhet ta presim, t’i bëjmë teste fizike për të kuptuar kur mund të rikthehet pa asnjë rrezik”.

FORMATI I SUPERKUPËS – “Është një përvojë e bukur. Për mua është hera e parë që përballem me gjysmëfinale dhe finale jashtë Italisë, duam ta shijojmë. Shpresojmë të qëndrojmë këtu deri të hënën. Të gjesh tifozë të Napolit këtu është diçka e bukur. Sa më shumë klubi fluturon jashtë, aq më shumë njihemi. Tifozët afrohen sipas fitoreve, ne do të përpiqemi të jemi tërheqës nga ky këndvështrim. Kemi gjetur njerëz që na kërkonin autografe dhe foto edhe këtu”, MILANI – “Është një ekip i madh dhe ka dëshirë për të matur forcat në këtë lloj ndeshjes. Ky është niveli ku duam të qëndrojmë. Të luash për një trofe duhet të jetë një shtysë emocionale e rëndësishme”.

LOBOTKA – “Problemi që pati nuk ishte serioz, tani është gati. Nuk na ndryshon shumë, sepse mesfushorët e vërtetë janë dy. Ai dhe MekTominaj. Elmas është inteligjent dhe di të përshtatet, por është e pashmangshme që disa karakteristika duhet respektuar. Për tani vazhdojmë kështu”.

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top