Konstituimi i Kuvendit dhe qeveria e re e Kurtit, reagon Spiropali: Shqipëria pranë Kosovës në rrugëtimin euroatlantik


Konstituimi i Kuvendit dhe qeveria e re e Kurtit, reagon Spiropali: Shqipëria pranë Kosovës në rrugëtimin euroatlantik

Feb 11, 2026 | 22:57































Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka uruar Kuvendin e ri dhe Qeverinë e sapoformuar të Kosovës, duke shprehur mbështetjen e Shqipërisë për institucionet e reja.

spiropali kurti

Në një postim publik, Spiropali uroi Kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, Kryeministrin Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca, për marrjen e detyrës.

Ajo thekson se Kosova është pjesë e pandashme e horizontit të përbashkët europian dhe se Shqipëria do të qëndrojë pranë saj me mbështetje të sinqertë dhe të palëkundur për sigurinë, forcimin e institucioneve dhe integrimin euroatlantik.

Postimi i Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali:

🇦🇱🇽🇰 Rrugëtim të mbarë dhe shumë suksese Kuvendit të Republikës së Kosovës në Legjislaturën e X-të dhe Qeverisë së re!
Urimet më të përzemërta për Kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, për Kryeministrin Albin Kurti dhe Zv.Kryeministrin e parë, Ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca. Ju priftë e mbara në këtë përgjegjësi të naltë në shërbim të qytetarëve dhe të forcimit të mëtejshëm të shtetit demokratik të Kosovës.
Kosova është pjesë e pandashme e zemrës sonë kombëtare dhe e horizontit tonë të përbashkët europian. Shqipëria do të qëndrojë gjithmonë pranë Kosovës, me mbështetje të sinqertë dhe të palëkundur për sigurinë, institucionet dhe rrugëtimin e saj drejt familjes euroatlantike.🤝
Suksese në këtë kapitull të ri, në shërbim të paqes, zhvillimit dhe dinjitetit të qytetarëve të Kosovës.

© Panorama.al



Te lidhura

















Source link

Scroll to Top